Sulmohet një person në Skenderaj

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Një person është sulmuar në Skenderaj.

Pasditen e sotme, në stacionin policor në Skenderaj është raportuar dhe iniciuar një rast me elemente të veprës penale “sulm”.

Nga hetimet fillestare dhe deklarimi i viktimës M.K, bëhet e ditur se derisa viktima ndodhej në fshatin Runikë të Skenderajt, ishte takuar me të dyshuarin me të cilin njiheshin edhe më parë, ku gjatë komunikimit kishte ardhur deri te fjalosja ndërmjet tyre si pretekst pasi viktima dyshonte se i dyshuari ia kishte dëmtuar (prerë) pyllin e cila ishte pronë private.

Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet intensive hetimore dhe është identifikuar dhe arrestuar i dyshuar B.S, si dhe është intervistuar dhe një dëshmitar i rastit, transmeton lajmi.net.

Për të gjitha veprimet e ndërmarra është të kontaktuar prokurori i rastit nga i cili është sugjeruar që rasti të iniciohet dhe të hetohet për veprën penale “Sulm’.

Pas intervistimit i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img