Referendumi nuk u mbajt në Kosovë, vjen reagimi nga Presidenca

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Referendumi serb nuk është mbajtur në Kosovë.

Nga Presidenca e Kosovës kanë reaguar pas përfundimit të referendumit serb.

Blerim Vela, shef i stafit të kabinetit të presidentes, Vjosa Osmani tha se përkundër kërcënimeve nga Serbia, në Kosovë ishte një ditë e qetë.

“Strukturat ilegale të Serbisë nuk arritën ta mbajnë referendumin. Kosova mbajti një qëndrim parimor që ruan paqen dhe stabilitetin rajonal duke ruajtur sovranitetin dhe integritetin e saj territorial”, ka shkruar Vela në llogarinë e tij në Twitter.

Duhet përkujtuar që gjatë ditës së sotme, Serbia mbajti referendumin për ndryshimet kushtetuese, ndërsa Kuvendi i Kosovës me anë të një resolute mbajtjen e këtij referendum arriti që ta ndalojë në territorin e vendit

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img