Këto temperatura na presin në pesë ditët në vazhdim

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java fillon me mot kryesisht të ngjashëm.

Në njoftimin e këtij institute bëhet e ditur se të martën ka mundësi të ketë reshje të dobëta në disa vende.

“Reshje të intensitetit mesatar deri të lartë priten nga dita e enjte. Pas reshjeve do të ketë rënie të ndjeshme në vlerat e temperaturave minimale, por edhe maksimalet do të jenë tipike dimërore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -7 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-6 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

Tutje, IHK-ja bën të ditur se do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-7 m/s.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img