“Hot Blood”, është seriali shqiptar i cili po synon Netflix-in. Ky serial është punuar nga kompania e filmit në Kosovë, Ask Jack, me regji nga Jack Tahiri.
Përmbajtja e këtij seriali shqiptar tani më të sukseshëm e të famshëm është historia e një djaloshi të ri të quajtur Trim, jeta e të cilit është në rreziqe të ndërlikuara për mbrojtjen e nderit të shoqërisë.
Ky serial në thelb bart shumë mistere e tragjedi deri tek zbardhja e së vërtetës, që e bëjnë Trimin një protagonist herë në rrugë të ligjshme, e herë jashtë saj.
Jeta e tij është përplot sfida, e që përfundon deri brenda grilave..por pas daljes nga aty, ai fillon rrugën nga aty ku i kishte mbetur për të arritur deri tek qëllimi i vet në kërkim të drejtësisë.
Sipas produksionit, ngjarja e serialit është e bazuar në një histori të vërtet, madje edhe vet aktrimi i protagonistit Lirim Topalli, ka qënë në standartin e duhur, pasi e ka përjetuar historinë duke transmetuar një emocion të thellë.
“Hot Blood”, sikur edhe shumë filma të tjerë shqiptar po i thyen kufijtë e shikueshmërisë.