19.7 C
Geneva
Wednesday, May 7, 2025

Profesorët arbëresh, Altimari dhe Mandalà, kontribuues të mëdhenj në albanologji

Falë këtyre dy figurave arbëreshe: Prof. dr. Francesco Altimarit, drejtues i Katedrës Albanologjisë në Universitetin e Kozencës në Kalabri dhe Prof. dr. Matteo Mandalà, drejtues i Njësisë Shkencore të Albanologjisë në Universitetin e Palermos në Sicili, gjegjësisht punës së tyre shkencore dhe humane në fushën e studimeve dhe të botimeve, në gjuhësi, letërsi, traditë e tjerë, sot shkenca albanologjike në Itali ka marrë aso përmasash sa ti kalojë kufijtë e Adriatikut e më gjerë-, Gjatë kontakteve të përafërta me ta dhe vizitës së katedrës së profesor Altimarit, njeriu nuk ka si mos të entuziazmohet me punën e madhe që zhvillohet aty në ndriçimin e shumë temave me interes për gjuhën dhe letërsinë arbëreshe, por edhe atë shqiptare përgjithësisht.

Teksti e foto: Rexhep Rifati

Gjatë vizitave të mija në mesin e arbëreshëve në Kalabri dhe Sicili, nga dy herë radhazi pata fatin dhe nderin të takoj dy nga figurat më markante të botës arbëreshe, albanologët e njohur, Francesco Altimarit dhe Matteo Mandalà, të cilët për vite me radhë me punën e tyre të madhe studimore e shkencore, kanë bërë që sot shkencat albanologjike në Italinë e Jugut të fitojnë një primat të veçantë, sikur me na dashtë të na kthejnë në kohën e rilindasëve të shquar që aq shumë i kontribuuan gjuhës dhe letërsisë së të parëve të tyre.

Pasi që kisha takuar edhe njëherë më parë profesor, Francesco Altimarin në Shën So

fi të Epirit, me një ekip të portalit tonë “prointegra.ch nga Zvicra, i bëmë edhe një vizitë më 11 Nëntor 2022 në Katedrën e Albanologjisë pranë Universitetit të Kozencës në Kalabri , meqë rast hasëm në një pritje shumë të përzemërt vëllazërore dhe njëherësh mësuam se ç ‘punë titanike bënë ky profesor në fushën e ndërkombëtarizimit të albanologjisë e veçmas të filologjisë arbëreshe, përmes studimit dhe grumbullimit të materiale të shumta arkivore, madje duke bërë punë të jashtëzakonshme me ekipin dhe studentët e tij edhe për sistemimin dhe mikrofilmimin e tyre-.

Nga profesor Altimari mësuam edhe për numrin relativisht të madh të katedrave të gjuhës shqipe në Itali, derisa kjo gjuhë mungon edhe në shkollimin fillestar te arbëreshët në Kalabri.

Madje profesori ynë na foli për shumë personalitete të shquara ndër vite që kanë dhënë kontribut të veçantë në fushën e tij studimore dhe se ekzistojnë fakte materiale se shkollë të mësimit shqip në Itali ka pas shumë vite më parë para se të hapej shkolla në Korçë, që njihet si shkolla e parë shqipe. Na foli edhe për mungesën institucionale nga radhët e dy shteteve tona, Shqipërisë e Kosovës por edhe bashkëpunimin e pamjaftueshëm me katedrat simotra me këto shtete. Ndërsa që edhe shumë materiale me peshë të veçantë për albanologjinë dhe shqipen përgjithësisht mbesin të pa botuara në sirtar shkaku i mungesë së mjeteve financiare që ka kjo katedër. Përndryshe studentet janë nga radhët e përkatësive të ndryshme, por që tregojnë një interesim të veçantë për gjuhën dhe kulturën tonë apo specifikat që lidhën me gjuhen dhe traditat arbëreshe. Krejt në fund një falënderim i përzemërt profesor Altimarit si për pritjen ashtu edhe për punën e jashtëzakonshme që bënë në ndriçimin e shumë temave dhe periudhave që lidhen me gjuhën tonë, duke ndjekur rrugën e ndritshme të ish- profesorit të tij F. Solanos .

Ajo që na impresionon në veçanti është marrëdhënia e mirë e vëllazërore e këtyre dy profesorëve, por edhe e katedrave të tyre, çka ka bërë që të lëvizin përpara shumë teme, ndër to edhe të pazbuluara deri në ditë tona. Katedra e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Palermo vepron aktivisht qysh nga në vitet 1930- 1931, theluar nga historiani i letërsisë Gaetano Petrotta, e që tash në fushën e albanologjisë, e ka avancuar me kontributin studimor e shkencor profesor Matteo Mandalà, të cilin në dyja rastet e kam takuar në Hora të Arbëreshëvet. Me gjithë këtë kontribut Akad. Matteo Mandalà, në një ngjarje promovimi, meritën ia dedikon: “ Komunitetit arbëresh, veçanërisht të atij akademiko-universitar, një arritje që është fryt i përpjekjeve të brezave të ndryshëm të intelektualëve shqiptarë dhe arbëreshë përgjatë shekujve”.

Si profesor Francesco Altimari ashtu edhe profesor Matteo Mandalà, pos titujve të lartë shkencor dhe temave të shumta që kanë trajtuar në fushën e albanologjisë janë edhe anëtarë të jashtëm të akademive të shkencave të Shqipërisë e Kosovës, sepse puna e tyre prej dekadash ka një shtrirje të gjerë kërkimesh shkencore në filologji dhe gjuhësinë shqiptare, ndaj edhe janë nderuar me tituj doctor honoris causa në disa nga universitetet shqiptare edhe në trojet tona etnike. Falë personalitetete të tilla arbëreshe, sot në Itali kemi më shumë se në çdo vend tjetër katedra apo seminare nga fusha e albanologjisë.

Do theksuar se profesorët Altimari profesor Mandalà, gëzojnë simpatinë dhe admirimin jo vetëm të brezit tim, por edhe brezit më të ri pasi ata kanë edhe një dhunti të lindur afrie sa vëllazërore aq edhe njerëzore, çka u dëshmua edhe me pritjen dhe takimet e përzemërta që kemi posë me ta, me shpresën që nuk do të jenë të fundit, aq më parë që të ofrojnë aq shumë dashuri e inspirim sa fitohet bindja se jemi takuar prej vitesh me ta.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img