Një aksident i rëndë ka ndodhur në Hungari.
Një aksident trafiku i ndodhur së fundi në Hungari, i mori jetën të riut nga Peja, Liridon Mustafa.
Liridon Mustafa, qytetari nga Peja po jetonte në Graz të Austrisë, ndërsa me makinë u aksidentua në Hungari.
Aksidenti ndodhi pikërisht gjatë rrugës për në Kosovë. E padyshim se ky i fundit ishte mjaft i gëzuar për faktin se kishte marrë rrugën për në Kosovë.
Madje këtë e kishte bërë të ditur edhe përmes disa postimeve të bëra pak para se të ndodhte aksidenti tragjik.







