fbpx
10.4 C
Geneva
Friday, April 26, 2024

Inter me transfer 55 milionësh nga Real Madridi

Marotta-Real Madrid, gati marrëveshja 55 milionëshe.

Lajmet e fundit nga mediat spanjolle raportojnë që Interi ka gati një marrëveshje me vlerë 55 milionë euro me skuadrën madrilene.

Bëhet fjalë për Eden Hazard i cili tek Real Madrid padyshim që ka qenë një dështim i madh dhe Los Blancos po kërkojnë që sadopak të rikuperojnë veten financiarisht nga blerja e tij.

Don Balon raporton se Real Madrid është e gatshme ta shesë belgun me gjysmën e çmimit që e bleu që i bie përafërsisht 55 milionë euro dhe problemi i vetëm tashmë është gjendja fizike e tij.

Madrilenët po kërkojnë sa më shpejt shitjen e tij për të mbledhur fondet e nevojshme për transferimin e Kylian Mbappe nga Paris Saint Germain.

Të Fundit
spot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_img