10.6 C
Geneva
Monday, May 12, 2025

Seancë informative me 16 maj 2025 në ora 19h15

Shoqata Komuniteti Shqiptar në Gjenevë, në bashkëpunim me shoqatën EPER, organizon një seancë informative mbi Sigurimet Shoqërore me eksperten e kësaj fushe, Zonjën Luljeta Krasniqi Hajzeraj.

Pas seancës së prillit, ku patëm mundësinë të informoheshim lidhur me AVS (shtylla e parë e pensioneve), tani do të vazhdojmë me informacionet lidhur me shtyllën e dytë të pensionit (LPP), detyrimet dhe të drejtat tuaja. Ju ftojmë të merrni pjesë në këtë seancë, e cila do të mbahet më datën 16 maj 2025, në orën 19:15, në adresën:

Centre de Quartier Étang
École de l’Étang
Allée des Nénuphars 6
1219 Châtelaine

Kjo mbrëmje është një mundësi për t’u informuar falas dhe për të bërë pyetjet tuaja në mënyrë konfidenciale pranë specialistëve të fushave të ndryshme. Do të ketë edhe një sesion pyetje & përgjigje me Zonjën Linda Redzaj Maliqi, juriste.

Të bashkangjitur po dërgojmë edhe afishën informative me disa informacione shtesë.

Ju mirëpresim!

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img